Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha ka folur për hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të cilin e cilësoi si hetim politik.
Kryedemokrati u shpreh se ai është i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha reagoi për hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të cilin e cilësoi si hetim politik.
Ndër të tjera Berisha zbuloi se kush ka financuar ‘Rithemelimin’ është pyetur, ndërsa shtoi se Lulzim Basha i dha Eskobarit listën me biznese që sponsorizuan.
“Hetimi pasuror i Berishës është bërë me lupë, finalizuar dhe dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bënë s’ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është hetim i mirëfilltë politik. Unë kam thënë që prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne jemi të hapur për çdo hetim. Lidhja është mashtrimi që ish xhelati i sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes, asnjë lidhje. Për të justifikuar dhe janë primitivë… fakti që s’kanë çtë hetojnë është dëshmuese se po bëjnë hetim politikë. Hetimi pasuror i Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit, çdo variant tjetër është mashtrim politik.
Është deklaruar çdo gjë dhe financimi çdo personi, nuk ka asgjë për të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar sapo janë pyetur. S’kam parasysh asnjë shifër. Di që në atë kohë Basha i dha listën Eskobarin dhe Kim listën e bizneseve që sponsorizoi Berishën”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje