Politike23 Mars 2023, 22:15

Afera "McGonigal", Meta justifikon takimet me Agron Nezën: Në atë kohë i kishim mirë raportet me kinezët

Shkruar nga Pamfleti

Afera "McGonigal", Meta justifikon takimet me Agron Nezën:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

I ftuar në “Open”, ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë ish-agjentin e FBI-së, ndërsa shtoi se ka qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për korruptimin e ndërkombëtarëve për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit të vendit.
Por ai ka pranur tkaimet me Agron Nezën.

Gjëmat që ka bërë ai, ka korruptuar dhe shefin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, ka zbrazur vendin nga rinia e shumë të tjera. Unë e kam thënë më parë, i kam quajtur si amerikanë të Edi Ramës, unë nuk e kam takuar asnjëherë McGonigal, por kam qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për të korruptuar zyrtarë ndërkombëtarë për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit. Kemi qenë në një takim kur kam qenë kryetar parlamenti ku ka qenë dhe Neza. Ka qenë kërkesë për një darkë për marrëdhënie me kinezët në një kohë kur marrëdhëniet ishin të mira me ta. Për Nezën nuk mund të thosha që mos të ishte aty, njoh rreth 50 miq nga Tropoja me mbiemër Neza”, tha Meta.

 

meta mcgonigal neza