TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 18:01

Afrimi i LaCivita, Ngjela: Nuk përfaqëson politikën amerikane, shqiptarët nuk janë të pamend

Shkruar nga Pamfleti

Afrimi i LaCivita, Ngjela: Nuk përfaqëson politikën amerikane,

Avokati Spartak Ngjela, ka folur për Sali Berishës dhe faktin që kreu i PD-së mori për fushatën zgjedhore, ish-këshilltarin e Trump-it Christopher LaCivita, si konsulent politik.

Sipas Ngjelës, ai ka ardhur për para dhe nuk përfaqëson politikën e SHBA.

Shqiptarët nuk janë pamend. Ai njeri është marrë me para. Është profesionist dhe profesionistin e merr kur të duash. Po kjo nuk do të thotë se ti ke marrë politikën amerikane. Mund të krijonte ndonjë aspekt pozitiv, por të gjithë ata që do ta marrin më funksion në Amerikës e shohin që është non-grata në Amerikë. Ndryshon puna nëse i heqin non-gratën”, thotë Ngjela në DritareTV.

Lini një Përgjigje