TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 18:09

Agron Duka deklaron votën pro Erion Braçes: Është i duhuri për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Agron Duka deklaron votën pro Erion Braçes: Është i duhuri
Agron Duka & Erion Braçe

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka dalë hapur në mbështetje të Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës, edhe pse ndodhet në aleancë me PD.

I ftuar në studion e News24, Duka u shpreh pozitivisht për figurën e Braçes, duke theksuar se ka simpati personale për të, edhe për shkak të angazhimit të tij për sektorin e bujqësisë dhe përputhjes së mendimeve në disa çështje.

Sipas Dukës, Braçe dallohet për integritetin dhe përvojën e tij në politikë, çka sipas tij do të ishte një vlerë e shtuar për drejtimin e kryeqytetit.

Kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës. Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme. Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë. Votat i ka edhe sigla e partisë... Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ja vlen. Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike”, u shpreh Duka.

Në fund, ai sugjeroi se lëvizjet e Braçes mund të lidhen edhe me synimin për të konsoliduar mbështetjen brenda Partisë Socialiste, duke pasur parasysh simpatinë që gëzon në radhët e saj.

duka brace

3 Komente

  1. C
    Ciu

    Ha ha Gon Duka, ta mbeshtet Braqeeee! Nje nga oligarket e Berishes dhe shoku i Hajdutit Nano.. E sigurte qe humbet..

    1. C
      Ciu,ciu!

      Në një mendje me ma burrin e së “djathtës”;Erioni është vlerë,mbase:MBI VLERË! Këte kërkojmë ne,KËTE kërkon koha,këte kërkon Europa! Me Erionin;pa korrupsion e pa hajni, Shqipërisë do ti vijë era: Demokraci!

      1. K
        K.Gjergji.

        Erioni Socialist 28 karat njeri me integritet figura më e pastër në PS.

        Lini një Përgjigje