
Drejtuesi politik i PD në qarkun Lezhë, deputeti Agron Gjekmarkaj deklaroi gjatë intervistës me moderatoren Nisida Tufa në “Kjo Javë” se PD ishte shumë afër asgjësimit. Por merita i takon liderit të opozitës Sali Berisha që për Gjekmarkajn pati vizionin e një burri shteti të pazakontë dhe bashkoi PD duke i dhënë vendit opozitë.
“Falë një energjie që ka patur Sali Berisha për ta mbledhur partinë që po shpërbëhej me një durim epik dhe vizion prej burri shteti ndoshta të pzakontë ja doli që ta rimbledhë PD dhe t’i japë seriozitetin që ka sot dhe ti japë vendit një opozitë të vëtetë, të pakapur që hyn në zgjedhje. Do t’i fitonim zgjedhjet e 11 majit nëse do të ishim në kushte barazie e ndershmërie”, u shpreh Gjekmarkaj.
Duke fajësuar Ramën për lobime të pandershme nën brez me qëllim dëmtimin e PD sic ishte shpallja “non grata” e Berishës për ta futur në një situatë kaotike PD, Gjekmarkaj tha se kjo shkaktoi përplasje brenda PD duke lëshuar gjithë frustrimin e tyre drejt Berishës.
“Por ai ia doli me kurajo të jashtëzakonshme ta mbrojë PD-në nga asgjësimi dhe ky është shërbimi i dytë madhor pas udhëheqjes së revolucionit demokratik në 1990, përkrah shumë të tjerave. PD ka qenë shumë afër asgjësimit”, deklaroi ndër të tjera n/kryetari i PD Agron Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj: Historia e 4 viteve ka qenë histori tragjike ku secili prej nesh ka dhënë e marrë dicka dhe ka mësuar shumë por s’duhet t’i kthehemi, PD e ka tejkaluar. Ka lënë gjurmë dhe te shoqëria. por falë një energjie që ka pasur Sali Berisha për ta mbledhur partinë që po shpërbëhej me një durim epik dhe vizion prej burri shteti ndoshta të pazakontë ja doli që ta rimbledhë PD dhe t’i japë seriozitetin që ka sot dhe ti japë vendit një opozitë të vërtetë, të pakapur që hyn në zgjedhje. Do t’i fitonim zgjedhjet e 11 majit nëse do të ishim në kushte barazie e ndershmërie.
Ne kemi hyrë në një terren të minuar, jo se nuk e mendonim, jo se nuk e dinim por ishte një dilemë hamletiane nëse ne rrinim jashtë zgjedhjeve sepse do dënoheshim dhe nga një pjesë e shoqërisë dhe opinion ndërkombëtar por nuk do të kishim mundësi të faktonim farsën tragjike që u luajt në kurrizin e zgjedhjeve më 11 maj.
Në vitin 2021 Rama ndryshoi kushtetutën dhe ja doli ta mbajë pushtetin me 37 mijë vota diferencë. Por pati një investim të këtij pushteti dhe lobime të pandershme nën brez si shpallja non grata e Berishës për ta futur në një situatë kaotike PD dhe ne hymë në një kurs përplasjeje ku ndoshta shumë nga naiviteti, shumë nga mungesa e intuitës politike apo trysnia që ndihej në opinion, të gjitha frustrimet e veta i derdhi ndaj Berishës por ai ja doli me kurajo të jashtëzakonshme ta mbrojë PD nga asgjësimi dhe ky është shërbimi i dytë madhor pas udhëheqjes së revolucionit demokratik në 1990, përkrah shumë të tjerave. PD ka qenë shumë afër asgjësimit.
Lini një Përgjigje