Politike23 Shkurt 2023, 21:29

Ahmetaj flet për herë të parë për akuzat mbi inceneratorët: S’kam firmosur, Mërtiri nuk është koka e asgjëje

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj flet për herë të parë për akuzat mbi

Ish-zv/kryeministri  Arben Ahmetaj ka folur sot për herë të parë për aferën me inceneratorët dhe lidhjet me krerët e kompanive që dyshohet se është paguar prej tyre.

Në SPAK ka një padi ndaj tij se Klodian Zoto i ka pagur disa udhëtime në hotele luksoze. Ahmetaj në një intervistë në “Opinion” është justifikuar  duke mohuar akuza. Po ashtu tha se nuk ka lidhje me inceneratorët.

Është e rëndësishme që ta vendosim në kuadër të gjithë. ju shmangët pjesën e procedurës për inceneratorët. Akuza ndaj meje sot? Ka akuzë zyrtare sot nga Prokuroria? Ka një dosje që janë veprimet e ministrive që kanë të bëjnë me procedurën. Në inceneratorët e Elbasanit  unë kam zero përfshirje në procedurë. Nuk kam firma për procedurat te inceneratori i Fierit, Elbasanit dhe i Tiranës”, tha Ahmetaj.

Diskutimi

Arben Ahmetaj: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kishin bërë kërkesë dhe unë nuk jam ministër që jam përfshirë në pojektet e ambienteve. Zoton dhe Gugallen se njihja, por Mërtirin që nuk rezulton pronar i asnjë inceneratori po.

Blendi Fevziu: Si nuk figuron more, Gjykata e kërkon si kokën e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Unë s'e di ku është

Blendi Fevziu: A e njeh?

Arben Ahmetaj: Do kthehem për pak, s'është koka e asgjëje ai...si fillim të shpjegoj që kjo letër që kemi këtu, nuk krijoi kurrë një vendim qeverie, pra vlefshmëria është nul. Është nul nga ana juridike.

Blendi Fevziu: Këtë e vendos SPAK.

ahmetaj inceneratore