
Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar planin e Sali Berishës, nëse gjykata nuk i jep vulën e PD.
Në emisionin “Kontrast”, Vangjeli tha se Berisha ka plane për të bllokuar një pjesë të akseve kryesore në vend me kamionë dhe traktorë, në rast se Gjykata i jep goditjen finale.
“Mos u habisni që të shikojmë në lajme kamionë ose traktorë që do jenë një postbllok i dytë para në Rrugës së Kombit, në kamion dhe traktorë që të çon drejt Rinasit dhe autostradën e Tiranë Durrës dhe hapa të tillë radikal. Mbetet të verifikohet në harkun e 10 ditëve në varësi të vendimit të Gjykatës. Nëse sot u duk sikur pati paqe në parlament, mësuar nga ca jemi mësuar të shohim, në rast se vendimi i gjykatës nuk do i interesojë Berishës do ketë një tensionim të tejskajshëm të situatës”, tha Vangjeli.
Ai vazhdoi deklaratën e tij, duke thënë se vetë Berisha e ka paralajmëruar këtë skenar për një tensionim të tejskajshëm të situatës.
Vangjeli shton se fraza e përsëritur sot nga Berisha në protestë para qytetarëve të pakët në numër, plot tre herë ku tha “për 3 minuta hyjmë në parlament”, nuk është për t’u kaluar pa u vënë re.
“Doktori e ka paralajmëruar, kërcënon edhe Surrelin, dhe sot tha “për 3 minuta në hyjmë në sallë", por ka shumë gjëra në jetën njerëzore që mezi pret të hysh brenda, por në fund del”, përfundoi Vangjeli.
Lini një Përgjigje