TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 11:26

“Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori”, Berisha: Deputetët e PS shihnin njeri-tjetrin kur do t’u fluturojë mandati!

Shkruar nga Pamfleti
“Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori”, Berisha:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i hapi SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj se për fatin e keq, ai nuk ishte i akuzuari, por prokurori i deputetëve të PS.

Sipas Berishës janë shumë emra në hetimet e SPAK.

Si do ta quani sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë meiti. Secili shihte njeri-tjetrin kur do t’i fluturojë mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti. Pati frikë se do e pyesnin. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë. Klotilda që në emër të Erit bënte amendamente personale për Tiranën. Për fatin e keq, i akuzuari nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre”, deklaroi Berisha.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së Arben Ahmetajt. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votuan pro kërkesës së SPAK. Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan.

Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante "Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'.

sali berisha kuvend spak arrestimi i ahmetajt

Lini një Përgjigje