Politike26 Shkurt 2023, 15:02

Aksidenti tragjik në Kroaci, Begaj: Po ndjekim me shqetësim ngjarjen!

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Kroaci, Begaj: Po ndjekim me shqetësim ngjarjen!
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit, Gazmir Korbi i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci.

Begaj thotë se po e ndjek me shqetësim ngjarjen ku kanë mbetur të plagosur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë. Ai siguron familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci.

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Një person ka ndërruar jetë 9 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orën 23:43.

Ka ndërruar jetë 41 vjeçari Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit. Shoferi tjetër Adem Rexha është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karllovacit. Ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.  Armand Shaba dhe Ylli Muça janë dy prej të plagosurve të identifikuar. Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 8 pasagjerë dhe 2 shoferët.

Shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe rrugët e mbuluara nga bora në Kroaci.

aksidenti tragjik në kroaci begaj