
Ndryshe nga me të tjerët, me “Tigrin” Edi Ramës do t’i ngecë “sharra në gozhdë”
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Arben Ahmetaj duhet të përgjigjet personalisht nëse ka abuzuar me landfillet për interesat e veta dhe duhet të gjejë avokat për t’u mbrojtur në SPAK.
Por Arben Ahmetaj, iu kundër-përgjigj, se nuk ka hedhur asnjë firmë, nuk ka pasur fuqi të urdhëronte apo vendoste dhe nuk është “koka” e landfilleve, duke e këshilluar Edi Ramën të bënte detyrën si kryeministër e jo si gjykatës.
Qëndrimi i Edi Ramës është pabesi, shmangie, keq-përdorje e bashkëpunëtorëve të afërt që i besojnë, dhe spërdredhje për të “larë” e shpëtuar veten.
Ndërsa deklarata e Ahmetajt është një kërcënim paralajmërues për të goditur, mbasi gjendet përballë skenarit të Edi Ramës për t’i lënë barrën e krimit me landfillet, duke e çuar në SPAK.
Sulmin e pritshëm, Arben Ahmetaj e paralajmëroi kur tha se është ekspert i shkresave dhe i çdo veprimi e bisede me vartësit e ata lart, që nënkupton kryeministrin; por nga intervista u kuptuan dy gjëra kryesore:
- Arben Ahmetaj, ka parandjerë pasojën e pabesisë të skenarit të Edi Ramës te drejtësia dhe po përgatitet për vetëmbrojtje.
- Nëse do ndodhë, që Arben Ahmetaj të preket nga SPAK edhe duke u marrë në pyetje në kuadër të hetimit, atëherë Edi Rama, duhet të bëhet gati të përballet me sulm për aferën e landfilleve, për të cilat Ahmetaj ka në dorë “arkivën e zezë” të pazareve.
Ndoshta, Edi Rama mendon se edhe Arben Ahmetaj, do frikësohet nga të fortët e do heshtë, ose do pranojë burgun si Lefter Koka e Alqi Bllako, me mashtrimin për pafajësi e lirim të shpejtë.
Mirëpo “Tigri”, ose nuk do shkojë në “kafaz”, ose do shkojë bashkë me Edi Ramën, prandaj tha publikisht, se nuk ka pasur fuqi të urdhëronte, të merrte vendime; nuk ka firmosur kontrata dhe nuk është “koka” e aferës së landfilleve.
Ndryshe nga me të tjerët, me “Tigrin” Edi Ramës do t’i mbetet “sharra në gozhdë”./Pamfleti
Lini një Përgjigje