TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2025, 18:40

Aksioni për ndërtimet pa leje, Petro Koçi: Ende nuk jemi në nivelin e duhur

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni për ndërtimet pa leje, Petro Koçi: Ende nuk jemi

Qeveria paralajmëroi se aksioni kundër prishjes sw ndwrtimeve dhe abuzime me pronën publike, nuk do të ndalojë asnjë ditw gjatë këtij mandati qeverisës.

Një paketë e re masash ligjore që po diskutohet nga qeveria parashikon dënim me burg për këdo që ndërton në zona të mbrojtura.

Kryeministri Rama tha se çdo ndërtues që devijon nga leja e ndërtimit, do të hyjë në listën e zezë, duke mos marrë dot asnjë punë për 5 vjet.

Deputeti Petro Koçi u shpreh se këto masa synojnë forcimin e shtetit ligjor dhe përafrimin e Shqipërisë me familjen europiane.

“E gjitha kjo hyn te ajo qe njihet si shteti ligjor. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por nuk jemi në nivelin e duhur. Kjo ka dy pasoja pozitive. Ecim drejt standardeve në BE dhe kjo na shërben drejt një anëtarësim dhe nga ana tjetër rregullojmë dhe përmirësojmë kulturën ligjrespektuese si shoqëri. Bëhet fjalë për një rregullim”, tha ai pwr “Abc News”.

Lini një Përgjigje