TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2025, 13:29

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Nuk shkojmë dot në BE me ndërtime pa leje!

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Nuk shkojmë dot
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për prezantimin e masave për mbrojtjene territorit, tha se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje do të vazhdojë deri në goditjen përfundimtare të këtij fenomeni.

Ai theksoi se aksioni nuk është thjesht “makthi një nate vere”, por do të vijojë deri në fund, pasi nuk mund të ketë ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje.

"Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, për çlirimin e hapësirave publike nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë. Jo thjeshtë ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje, që arrijnë deri në pikën sa bllokojnë komunitet banorësh për të hyrë e të dalë. Hyjnë e dalin prindërit nëpër lokale që të kalojnë nga apartamenti tek rruga", tha Rama. 

aksidoni per ndertimet pa leje edi rama

Lini një Përgjigje