TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 10:31

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e Vangjel Tavos

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e
Vangjel Tavo

Sipas opozitës, përfshirja e një kompanie private në procesin e regjistrimit të pronave ngre pikëpyetje për transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të pronarëve

Partia Demokratike ka shprehur shqetësim lidhur me një tender të shpallur nga Bashkia Himarë për menaxhimin e pronave në disa fshatra të zonës, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme në procesin e regjistrimit dhe administrimit të pasurive.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, tha se Bashkia Himarë, nën drejtimin e kryebashkiakut Vangjel Tavo, ka shpallur fituese kompaninë “Ec Pro Partners” shpk në një tender me vlerë mbi 500 mijë euro.

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Sipas dokumentacionit të referuar nga PD, objekti i kontratës lidhet me regjistrimin fillestar sistematik të pasurive dhe krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7,308 prona në zonat e Çorrajt, Fterrës, Gjilekës, Kallaratit, Pilurit dhe Himarës.

Vangjeli deklaroi se kompania private do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e evidentimit dhe regjistrimit të pronave, duke ngritur shqetësimin se një procedurë e tillë mund të ndikojë në përcaktimin e statusit të pronësisë në një prej zonave me interes të lartë ekonomik dhe turistik në vend.

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Në deklaratën e saj, përfaqësuesja e PD-së theksoi gjithashtu se kompania fituese ka qenë më parë partnere në projekte të tjera me kompaninë “Gjikuria” shpk, fakt që sipas saj ngre dyshime për konflikte të mundshme interesi dhe favorizim të interesave private.

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Opozita i referohet gjithashtu dokumentacionit të tenderit, ku sipas saj pranohet ekzistenca e problematikave me kartelat, hartat kadastrale dhe regjistrimet e pronave në zonë. PD pretendon se administrata vendore ka argumentuar mungesën e kapaciteteve të nevojshme për zgjidhjen e këtyre çështjeve, ndërsa procesi i është deleguar një kompanie private.

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim të rrezikshëm për sigurinë juridike të pronave dhe kërkon transparencë të plotë mbi procedurën, verifikim të menjëhershëm të procesit dhe garanci ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve në Himarë.

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

Alarm për pronat në Himarë, denoncohet skema e rrezikshme e

 

 

tavo denoncimi prona himare

Lini një Përgjigje