Politike15 Gusht 2023, 11:51

Alfred Peza mbush RTSH-në me qoka familjare, ka vendosur edhe kamera përgjimi!

Shkruar nga Pamfleti
Alfred Peza mbush RTSH-në me qoka familjare, ka vendosur edhe kamera
Alfred Peza

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, anëtare e Komisionit të Edukimit ka denoncuar nga selia blu se drejtori i ri Alfred Peza e ka kthyer RTSH-në në televizioni qokash me emërimet e fundit që ka bërë.

Sipas saj, Peza madje ka vendosur edhe kamera përgjimi!

"Shqetësimi që ka ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.

Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në Alpeneës apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinëedhe profesionalizmin.

Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, qëvendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në nënjë televizion të shikueshëm.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Keshillit Drejtues, si organ qëmonitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor tëRTSH-së.

Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.

Shqipëria po vjen me rënie sa i perket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqesojnë situatën dhe tregojnë qartëvullnetin politik për të shkaterruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht.", tha Zhupa.

 

rtsh alfred peza