Aktualitet19 Korrik 2023, 18:38

Alfred Peza merr tjetër “shuplakë”, Unioni i Gazetarëve dënon shkarkimet masive në RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Peza merr tjetër “shuplakë”, Unioni i

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër mbi shkarkimet masive që po ndodhin në RTSH nga drejtori i sapo emëruar, Alfred Peza. “Pamfleti” ka denoncuar gjatë ditëve të fundit se Peza ka hequr gjithë profesionistë dhe ka krijuar vende për militantët dhe miqtë e tij.

Unioni i Gazetarëve përmes një deklarate dënon shkarkimet. Sipas deklaratës, janë me dhjetra persona që janë shkarkuar në mënyrë të beftë.  

Burime nga gazetarë dhe punonjës të medias publike, konfirmojnë për Zyrën tonë Informuese se janë disa dhjetra punonjës të këtij institucioni që po përballen me vendime të formës së prerë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe mbylljen e kontratës së punësimit. Sikundër mësojmë se aktualisht 10 gazetarë, operatorë dhe pjesëtarë të redaksive të programacionit dhe Radio Tiranës kanë nisur procedurat e ankimimit në gjykatë të vendimit të drejtuesit të këtij institucioni. Gazetarët na bëjnë me dije se një komision i ngritur pranë departamentit të Burimeve Njerëzore të RTPSH realizon një seancë dëgjimi formal të punonjësve në largim dhe jep më pas, përmes zyrës së burimeve njerëzore një shkresë për largimin nga puna të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gjatë dhjetë ditëve të fundit, është vënë në dijeni  dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga gazetarë dhe punonjës të Radio Televizionit Publik Shqiptar, për ndëshkime administrative dhe ndërprerje të marrëdhënieve të punës me firmën e drejtorit të ri të Përgjithshëm, zotit Alfred Peza. Burime nga gazetarë dhe punonjës të medias publike, konfirmojnë për Zyrën tonë Informuese se janë disa dhjetra punonjës të këtij institucioni që po përballen me vendime të formës së prerë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe mbylljen e kontratës së punësimit. Sikundër mësojmë se aktualisht 10 gazetarë, operatorë dhe pjestarë të redaksive të programacionit dhe Radio Tiranës kanë nisur procedurat e ankimimit në gjykatë të vendimit të drejtuesit të këtij institucioni. Gazetarët na bëjnë me dije se një komision i ngritur pranë departamentit të Burimeve Njerëzore të RTPSH realizon një seancë dëgjimi formal të punonjësve në largim dhe jep më pas, përmes zyrës së burimeve njerëzore një shkresë për largimin nga puna të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetsrëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen.

UGSH e konsideron të nevojshëm reformimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe sidomos nxjerrjen nga " kthetrat" e letargjisë dhe parazitarizmit të shumë struktirave dhe të individëve që prej vitesh apo edhe dekadash vegjetojnë nëpër zyra dhe skutat e vjetërruara të këtij institucioni, por nuk mund të pranohen masa drastike, me efekte të rënda sociale dhe me penalizime të cilat mund të rezultojnë  edhe si penalitet financiar ndaj vetë institucionit, për shkak të vendimeve të pritshme të gjykatave në favor të punonjësve të larguar.

UGSH kërkon që Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, të rishqyrtojë disa raste largimesh si dhe kontratash të ndërprera punësimi, pasi argumentet dhe të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve janë shpërfillur.

Kërkojmë nga OSBE të monitorojë nga afër këtë situatë dhe të kontribuojë në ruajtjen e të drejtave të punonjësve, por edhe në realizimin e një reforme që reflekton standard të ri dhe autoritet të shtuar të medias publike në vend.

peza rtsh