Politike25 Mars 2023, 11:18

Mbledhja e Kryesisë së PD, emrat e kandidatëve të Alibeajt që janë bërë publike deri tani

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kryesisë së PD, emrat e kandidatëve të Alibeajt

Teksa kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, sot Kryesia e PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj pritet të vendosë listën përfundimtare për vendoret e 14 majit.

Në orën 11:00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, në orën 15:00 Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla, ndërsa në orën 18: 00 do të mblidhet Kryesia.

Bashkitë e mëdha janë ende pa kandidat, ndërsa këta janë kandidatët e shpallur deri më tani.

Kandiatët e Alibeajt për 14 Majin që janë bërë publikë deri tani:

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Librazhd – Bujar Vreto –

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina

Fier – Eriselda Zotaj Çelaj

Sarandë – Skender Muço

Korçë – Gjergji Gjata -+

Vorë – Ibrahim Bruka

Mark Ruçi – Mirditë

14 maji alibeaj