Politike25 Mars 2023, 11:08

Si e përcolli Rishi Sunak Bablokun “cullak”

Shkruar nga Pamfleti
Si e përcolli Rishi Sunak Bablokun “cullak”
Edi Rama dhe Rishi Sunak

 

Pasi ia kanë “peshuar mendjen e qëllimet reale”, vetëm e presin, e dëgjojnë për kortezi e argëtohen me kryeministrin tonë bejtexhi, ngaqë nuk ka haber fare për politikat diplomatike të integrimit të shqiptarëve; ndërsa paaftësinë dhe dështimet e tij, Rama i shfryn me harbutëri nëpër media kudo ku shkon, duke menduar se do t’u imponohet shteteve të fuqishme

Populizimi, megalomania, demagogjia e psiko-delirizmi i Edi Ramës, për të integruar të rinjtë e larguar nga Shqipëria, u shkërmoqën si “kullë prej rëre” gjatë vizitës së tij në Londër.

Nga çfarë kryeministri Rama, tha nëpër media në gjuhë të huaj, dhe nga sa u tha për temat e bisedave me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, Babloku ynë “lider global” doli krejt “cullak” në qëllimet e tij reale dhe dështak në negociatat diplomatike.

Në galerinë ekspozitës së pikturave që hapi në Athinë, Edi Rama deklaroi se në Londër do shkonte ta detyronte Shtetin Britanik për të integruar të rinjtë, por e përcollën vetëm më ultimatumin për deportimin e emigrantëve pa dokumente dhe të shqiptarëve të burgosur atje.

Në fakt, deportimi i të dënuarve, ka qenë marrëveshje e fshehtë, që Edi Rama ka bërë në muajin maj 2022 me ish-kryeministrin Boris Johnson, ndërsa kryeministri aktual Rishi Sunak, po zbaton atë marrëveshje, njëherazi duke dekonspiruar pazarin e Edi Ramës.

Sepse deri tani, kryeministri kishte deklaruar vetëm marrëveshje për deportimin e shqiptarëve të dënuar në Spanjë, ndërsa për të dënuarit në Angli e kishte mohuar edhe në parlament, ndërkohë që ka pranuar marrëveshje deportimi me Greqinë, Gjermaninë, Holandën e Italinë.

Është e pritshme, që me këtë mendje të hazdisur të Edi Ramës, qeveria të bëjë investime kapitale për shtim burgjesh, ose të kthejë në kampe izolimi qytetet e boshatisura nga emigrimi masiv, sepse Europa ka nisur një projekt-operacion për deportimin e të dënuarve shqiptarë.

Siç duket, pasi e kanë “peshuar nga mendja e qëllimet reale”, vetëm këtë mundësi po i ofrojnë kryeministrit tonë lider global e bejtexhi, ngaqë politikat diplomatike për integrimin e shqiptarëve në ato shtete, kryeministri Rama nuk di t’i bëjë.

Ndërsa paaftësinë dhe dështimet e tij, Rama i shfryn me harbutëri kudo ku shkon, gjë që e bëri banalisht edhe gjatë vizitës në Angli, duke menduar se do t’u imponohet shteteve të fuqishme.

Si e përcolli Rishi Sunak Bablokun “cullak”

P.sh., para nisjes për në Angli, Edi Rama, përsëriti demagogjinë e projekteve financiare për mbajtjen dhe ri-kthimin e të rinjve në Shqipëri, por nuk mbështet ata që nuk janë larguar akoma.

Nëse të dënuarit do rikthehen me forcë, shqiptarët e lirë që largohen, nuk mund të rikthehen; aq më tepër kur edhe nga Londra, dëgjuan kryeministrin të deklaronte me papërgjegjshmëri: - Le të ikin, nuk është problemi im apo i qeverisë, por dëshirë dhe interes i secilit”.

Por kryeministri ynë “mendje ndritur”, nuk e pranon të vërtetën përse largohen shqiptarët, dhe nuk u jep fund shkaqeve të largimit, ndër të cilat, janë kryesore janë: nepotizmi e politizimi i administratës; korrupsioni masiv; varfëria, ligjet e drejtësia klienteliste./Pamfleti

#rishi sunak babloku cullak