Politike25 Mars 2023, 10:15

Rama mbërrin në Vlorë, Asambleja e PS voton sot kandidatin për 14 Majin mes Fate Velajt dhe Ermal Dredhës

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me asamblenë e PS-së. Në teatrin Petro Marko, në orën 10-00 do të mblidhet Asambleja e PS, ndërsa në orën 11-00 po në ambjentet e Teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e Sport Klub Flamurtari. Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe nga deputeti Vullnet Sinaj.

Mësohet se kryeministri ka bërë për 'dush të ftohtë' deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për kandidatët për kryetar bashkie.

Sot në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha.

Tashmë dihet që ‘i preferuari’ i Ramës është Dredha. Ky i fundit  po lë postin Ambasador në Emiratet Arabe me pagë e trajtime shtetërore 8000 USD në muaj, për t’u bërë Kryetar Bashkie në Vlorë me pagë mujore neto 1200 USD.

Siç duket, i vetmi “shërbim” për të cilin Ermal Dredhën po e kandidojnë; është vazhdimi i trajtimit të Vlorës si zonë vilash, pallatesh e kullash e resortesh përgjatë vijës bregdetare; dhe “hambar” milionash nëpërmjet tenderëve, mbasi kjo bashki është e treta për marrje fondesh pas Tiranës e Durrësit.