Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar protestën e thirrur nga PD për datën 17 nëntor, si dhe mënyrën e drejtimit të strukturave të partisë.
Alimehmeti deklaroi se protesta duhej organizuar më herët dhe se brenda PD-së ka ende shumë hapësira për përmirësim në të gjitha nivelet e lidershipit.
“Unë mendoj që protesta duhet të ishte bërë edhe më përpara, duhet të ishin më energjike, më dinamike, sepse ka shumë arsye për të pasur protestë“, tha Alimehmeti i ftuar në Klan News.
I pyetur për drejtimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, Alimehmeti u shpreh se ka nevojë për ndryshime dhe përmirësime të ndjeshme.
A jeni dakord me mënyrën se si Sali Berisha po e drejton partinë?
Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.
Gazetari Jacaj e pyeti gjithashtu për punën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
A jeni dakord me mënyrën dhe punën që bën Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm i PD?
Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.
Edhe performanca e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte pjesë e intervistës.
A jeni dakord me mënyrën se si Gazment Bardhi po performon si kreu i grupit parlamentar të PD?
Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.
Alimehmeti theksoi se opozita ka detyrimin të jetë më aktive dhe më aktive, ndërsa nënvizoi se presioni qytetar është i domosdoshëm në këtë fazë politike.
Lini një Përgjigje