Politike27 Prill 2023, 19:40

“Anëtarësimi në BE pa Serbinë s’ka kuptim”, Berisha sulmon Ramën për deklaratat në mediat italiane: Argat i shpifur i Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

“Anëtarësimi në BE pa Serbinë s’ka

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takim elektoral në Valias të Kamzës, nuk ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Rama për deklaratat e tij në lidhje me Serbinë.

Berisha e cilësoi Ramën si një “argat të shpifur të Beogradit”, ndërsa shtoi se të dëgjosh kryeministrin shqiptar të thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij pa Serbinë është habi. Ai vijoi më tej se Rama erdhi me dajre dhe vit pas viti duke dhunuar të drejtat dhe ligjet e vendit dhe e cilësoi atë si “bastard i xhelatëve të shqiptarëve”.

Është një argat shpifur i Beogradit. Serbia e ka fatin të lidhur me Rusinë, nuk do rrimë pas bishtit të Serbisë ne. Të dëgjosh kryeministrin shqiptar të thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij pa Serbinë është habi. Nuk ka interesa shqiptare, por vetëm anti-kombëtare. Ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. Unë u them se pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i egër ndër shekuj për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput anti-shqiptare. Rama erdhi me dajre dhe vit pas viti duke dhunuar të drejtat tuaja dhe ligjet e vendit, ai mori në dorë gjithë pushtetet.

Sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga vendi. Është vendimtare që të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Edvin guxo se ti ke çdo gjë përveç burrërisë dhe trimërisë. Ai kërcënon se do shkelmojë kushtetutën dhe nuk do japë fonde. Nuk do japësh fonde se do marrësh qatë që meriton. Sillesh si despot dhe përdor gjuhë halabaku. Në fund të fundit je një bastard i xhelatëve të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

berisha akuza ramës