
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër dyshen Meta-Berisha nga Elbasani. Duke hequr dorë nga premtimi i mitingjeve të vogla, Rama goditi Ilir Metën, me të cilin ka bashkëpunuar disa herë. Mirëpo sot Rama u shpreh se ai ka qëndruar me PS vetëm për të grabitur vota.
Ashtu siç ndodh në fushatë, edhe Rama e ka ndryshuar retorikën dhe sot ju drejtua kreut të PL me termin “Ilir Floriri”, term që e përdorte dikur Berisha që akuzonte aleatin e tij për vjedhjen e floririt në Krrabë.
“I është afruar partisë sonë vetëm për të kafshuar dhe gllabëruar nga trupi i saj. Kjo është jashtëzakonisht e rëndë në dy aspekte. Njëri aspekt ka të bëjë me atë që thashë se këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje fare as me të djathtën as me të atë dhe asgjë tjetër. Ata janë ndërkohë njerëz të padëshirueshëm për aleatët dhe partnerët strategjike dhe europianë. Europa nuk e ka praktikën të nxjerrë non grata por nuk u afrohen kurrë atyre që janë non grata nga SHBA. Si mundet që gjithë ajo familje, ai komunitet që përbën të djathtën të mos kenë asnjë lloj oferte, përveç të shkojnë pas një non grate dhe të vënë kryqin në fletën e votimi për Like Floririn”, tha Rama.
Lini një Përgjigje