
2 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991. Ish-ministri i Ekonomisë në qeverinë socialiste, Arben Malaj tha se demokracia e brendshme në parti sot është e rënuar.
Ai theksoi më tej se çdo lider hyn në histori, jo nga pallatet dhe samitet, por nga cilësia e shtetit ligjor që duhet që të ndërtojë.
“Urimi im sot është por është për socialistët e vërtetë, për ata që morën përsipër të konvertonin partinë e punës në një parti që do të mbështeste ndryshimin. Modernizimi i PS ka rrënjë të thellë në shpirtin e socialistëve. Unë rrugën me Ramën e kam ndarë, ai është njeri i babëzitur për pushtet dhe unë për dije. Unë me Ramën s’kam asnjë qejf mbetje. Demokracia e brendshme në PS është e rrënuar. Çdo lider hyn në histori, jo nga pallatet dhe samitet, por nga cilësia e shtetit ligjor që duhet që të ndërtojë', tha ai për emisionin “Frontline”.
Lini një Përgjigje