TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2025, 21:41

Dashnor Sula “shpërthen” në akuza ndaj Berishës: Po “kacafyt” kandidatët e PD-së në listat e hapura!

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula “shpërthen” në akuza ndaj Berishës: Po

Deputeti i PD, Dashnor Sula akuzoi liderin e opozitës se po përplas me tyre, kandidatët e PD në listat e hapura, me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre.

Sula tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale.

“Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për të treguar se askush nuk do të lejojë rritet si Alimehmeti dhe Tabaku, tua bëjë pis fitoren. Nga 105 mijë të votave që ka qarku i Tiranës, 14 mijë kanë listat e mbyllura.

Përsa kohë do të vërë përballë Tabakun me Alimehmetin, Kalanë me Ndojën dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit”, tha ai në emisionin “Log.” në News24.

Lini një Përgjigje