TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 12:25

Arrestimi i Belerit, Berisha sulmon Ramën: Hakmarrje politike!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Belerit, Berisha sulmon Ramën: Hakmarrje politike!

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se arrestimi i kandidatit të tyre në Himarë, Fredi Beleri është një hakmarrje e verbër politike e Ramës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se janë qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve të Himarë dhe bregdetit, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve.

Berisha tha në nisje të komunikimit se 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë.

Është një veprim i verbër. Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës. Me manipulim, me angazhim të një manipulatori dhe të një ish bashkëpunëtori të bandave që drejton sot Vlorën. Kreu i policisë së Vlorës ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe të tjerat dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës. Sikundër dënoj shitblerjen e votës kudo që kjo të ketë ndodhur, Duhet të informoj qytetarët shqiptarë, se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës ndaj tokave dhe trojeve të Ramës i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi i dhunës është një akt in ekstremis për të trembur zgjedhësit. Unë kam qenë në Dropull ku gjeta krim terrori si bashkiake ku qeveritarët u bënin presion që të mos votonin Thanas Manekën por kandidatin e tyre. Këto nukj do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës më 14 maj.

Rama për atë kandidat ka një javë që në të gjitha fjalimet e ka sulmuar, e ka shpëlare  me retorika të padenja. Po të jetë puna për blerje votash, ato kanë tentuar duke dhënë bonuese me pensionistët në kundërshtim me kodin zgjedhor të cilin Rama e konsideron kinezëri.”- tha Berisha.

Ai denoncoi terrorin dhe në Dropull dhe zona të tjera, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Unë kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Terror është ushtruar nga Belinda Balluku, e cila shoqërohet me banditë dhe drejtorë. Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Por këto nuk do pengojnë fitoren e opozitës shqiptare më 14 maj.
I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri.
Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezëri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë.
Kjo ka qenë masive dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Tom Doshi e me radhë”, tha Berisha.

arrestimi i belerit sali berisha

Lini një Përgjigje