TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 19:50

Arrestimi i dhëndrit Jamarbër Malltezi, Sali Berishës i bllokohet pasaporta

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i dhëndrit Jamarbër Malltezi, Sali Berishës i bllokohet
Sali Berisha

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, të Jamarbër Malltezit, ish kryeministrit Sali Berisha i është bllokuar pasaporta dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit pasi i është caktuar masa detyrim paraqitje.

Vetëm pak minuta më parë Malltezi është vënë në pranga në Rinas ndërsa urdhër arresti është lëshuar për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e kompleksit Partizani.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 



sali berisha jamarbër malltezi arrestim spak

Lini një Përgjigje