
Historiani Pëllumb Xhufi deklaroi se ka një rivalitet politik mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa shtoi se të dy liderët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Deklaratat i bëri gjatë një interviste për News24, ku ndër të tjera historiani tha se kryeministri Rama duhet të jetë me i kujdesshëm me zgjedhjen e fjalëve, referuar deklaratës se ‘Veriu i Kosovës, tokë e askujt’.
Pjesë nga intervista:
Xhufi: T’i marrim gjërat me radhë. Nuk tha se ‘Kosova është toka e askujt’ por për brezin e tyre tre qyteteve, e kishte në kuptimin se aty është e vështirë që të veprojë ligji dhe ky është një fakt. Megjithatë duhet të zgjedhë fjalët e duhur, të mos përdorë shumë kolor, le të jetë pa ngjyra.
Xhufi: Padyshim që ka një rivalitet mes tyre. Ka një çështje personale. Janë të dy të rinj, të formuar, një vetëvlerësim për veten si dhe kanë bërë gjëra që duhen vlerësohen. Por këtu duhet që njeri të dalë nga vetja dhe të shohin se çfarë ndodh rreth e rrotull. Duhet të gjejmë patjetër gjuhën se është bërë si zënie çiliminjsh. Ndeshja e futbollit ishte një rast i mirë për të qenë bashkë. Edhe në momente acarimi, të dy ata kanë ditur të bashkohen, qoftë edhe për sytë e botës. Është dëshpëruese kur i sheh se sulmojnë njëri tjetrin.
Xhufi: Çfarë do fitojnë? Do fitojnë dy vende me probleme të mëdha.
Xhufi: Pa u reformuar vetë BE, se duket që praktikisht nuk po funksionon. Nuk merr dot vendime të drejta, por bllokohet. Shih rastin e Maqedonisë së Veriut. Unë jam që të jenë më afër të ndihmojnë më shumë dhe për çështjen tonë. Të mos pengohet e thënë troç integrimi i Shqipërisë nga një votë e Greqisë. E shikoni sa qesharake është kjo?
Lini një Përgjigje