TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 16:03

Arrihet pazari? Tom Doshi: Pas zgjedhjeve, do të bashkëpunojmë sërish me PS-në

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet pazari? Tom Doshi: Pas zgjedhjeve, do të bashkëpunojmë

Tom Doshi duket se e ka arritur pazarin e radhës me Ramën. Krejt papritur, kreu i PSD nisi një valë sulmesh ndaj mazhorancës duke sinjalizuar se diçka ishte krisur në raportet mes tyre.

Sinjalet ishin të qarta se Toma kërkonte diçka më shumë dhe Rama nuk po ja plotësonte. Por duket se pazari është arritur, pasi sot Doshi ka deklaruar nga Korça se do të jetë sërish në aleancë me PS. Ndonëse shfaqi rezerva mbi mënyrën se si po ecën raporti mes tyre.

Partia Social Demokrate, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë. Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë. Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS, por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.

Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, tha Tom Doshi.

PSD në zgjedhjet e 11 majit pretendon një mandat edhe në qarkun e Korçës.

 

Lini një Përgjigje