TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 16:03

Kongresi i PPE/ Berisha: Rama ka një koordinator për krimin, dha 100 licenca për kultivim kanabisi në prag të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i PPE/ Berisha: Rama ka një koordinator për krimin, dha 100

Nga salla e Kongresit të PPE-së, që zhvillon punimet në Valencia të Spanjës, kreu demokrat, Sali Berisha, u shpreh se Kryeministri Edi Rama mban në zyrën e tij një koordinator për bandat kriminale.

Berisha ka shfrytëzuar këtë moment për të akuzuar Edi Ramën se e ka bërë Shqipërinë njëlloj me Teleranin dhe Kabulin.

“Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.

Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.

Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama”, tha Berisha.

Kongresi i PPE/ Berisha: Rama ka një koordinator për krimin, dha 100

Por kreu demokrat, duke u kthyer pas në kohë, ka ripërsëritur akuzat se si Edi Rama korruptoi shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. “I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.

Në zyrën e kryeministrit, ka një këshilltar me detyrë të koordinojë punën e organizatave kriminale – nga kartelat e Sinaloas në Meksikë, që tani drejtohen nga vëllezër shqiptarë, te bandat brenda vendit”, tha Berisha.

Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit, Berisha akuzoi Ramën se ka bllokuar debatet televizive, ka shpërndarë 100 euro si dhuratë për vota për 800,000 pensionistë, dhe ka dhënë 100 licenca për kultivim kanabisi me moton “Kanabis për Vota”.

“Ai e ka kthyer narkoshtetin e tij në një makineri zgjedhore.

Por, në një diktaturë, e vetmja mundësi është të mos dorëzohesh, por të luftosh për ta përmbysur atë. Me ndihmën tuaj, miq të dashur, ju siguroj se Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila përmbysi 32 vite më parë diktaturën më staliniste në Europë, do të përmbysë edhe diktaturën e parë dhe të vetme narkotike në Europë, atë të Edi Ramës”, e mbylli fjalimin e tij kreu demokrat.

Lini një Përgjigje