Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për padinë e kryeministrit Edi Rama kundër Gjykatës Kushtetuese për shkak të pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas tij, Rama është autori i skandalit që u dha turqve 50 milionë euro.
"Nuk ka ndodhur kurrë.Edi Rama u tha shqiptarëve se pezullimi nuk ka ndodhur ndonjëherë në Europë. E vërteta është se pezullimi nuk është i shpeshtë në Europë. Sepse në Europë sapo ngrihet një akuzë, i akuzuari jep dorëheqjen dhe pret sqarimin nga drejtësia të problemit.
Kurse në Shqipëri jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por merr mbështetjen e kryeministrit për të paditur në Gjykatë Kushtetuese. Pra në Gjykatë Kushtetuese nuk shkoi Belinda Balluku e pezulluara, por në Gjykatë Kushtetuese shkoi Edi Rama, por në mënyrë absolute jo tashmë për vlerësimet apo sentimentet që ka ndaj Ballukut, por fund e krye për shkak të problemit madhor të vet sepse ai është bashkëautor në këto vjedhje të mëdha.
Është ai që dërgoi Ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke të cilat morën 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë sesa kompani de fakto ndërtoi tunelin, që paraqiti një ofertë 50 mln më të lirë.
Pra kemi një kalbëzim, kemi një shkërrmoqe, kemi një rrokullisje të pashpresë të regjimit të narkoshtetit.
Ndërkohë PD ka nisur analizën e saj pas këtyre proceseve që ndodhën, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe rezolutës së miratuar në Sao Paolo të Brazilit nga CDI.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje