
Kreu i Partisë Demokratike Berisha ka komentuar sërish takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit.
Berisha u shpreh se me kandidatët e primareve është takuar ose i ka telefonuar, ndërsa shtoi se si Salianji ashtu edhe Alimehmeti kanë qenë në zyrën e tij në selinë blu.
Kryedemokrati theksoi se askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.
“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se, në reagimin e djeshëm Berisha u shpreh se takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, ndërsa shtoi se PD mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit.
Lini një Përgjigje