
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prej gati 3 orësh ndodhet në një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Takimi erdhi pas masës së sigurisë që u dha nga Gjykata e Posaçme, e cila vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe i bllokoi pasaportën. Po ashtu SPAK ka vendosur të zgjerojë hetimet duke shkuar te Unaza e Madhe e Tiranë.
Pas këtyre zhvillimeve, Balluku u pa në Kryeministri dhe prej 3 orësh ndodhet atje. Ndërkohë pak më parë u pa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mesa duket i është bashkuar takimit. Nuk dihet se çfarë do të sjellë ky takim dhe nëse do të kemi zhvillime sa i takon postit të Ballukut.
Lini një Përgjigje