
Partia Demokratike ka vendosur që protesta e dytë poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama të mbahet më 24 nëntor, ora 18:00. Vendimi është bërë publik sot, ndërsa ajo do të jetë në të njëjtin format si edhe protesta e parë.
Kreu demokrat, Sali Berisha, në deklaratat publike është shprehur se këto nuk janë protesta, por ‘foltore të Parlamentit’ ku mund të flasin deputetë, por dhe qytetarë.
Me të njëjtin organizim, në protestën e rradhës sërish do të angazhohen strukturat e PD-së në Tiranë, ndërsa është kërkuar një pjesëmarrje edhe nga degët e qyteteve të afërta, si Durrësi dhe Elbasani.
Gjithsesi për demokratët nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, por do të synohet sensibilizimi i qytetarëve për atë që po ndodh në sallën e Parlamentit, ku deputetëve opozitarë nuk u lejohet të flasin.
Lini një Përgjigje