Politike28 Korrik 2023, 16:07

Bardhi çoi Bashën në gjykatë, Sefa valë akuzash: Po u shërben interesave të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi çoi Bashën në gjykatë, Sefa valë akuzash: Po u

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa ka reaguar pas vendimit të grupimit të Gazmend Bardhit për të depoziuar në gjykatë të gjitha vendimet e Këshillit Kombëtar të PD të mbajtuar një ditë më parë. 

Sefa ka ngritur një sërë akuzash ku deklaron se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës, teksa thekson edhe një herë se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Sefa.

gjykate sefa bardhi interesa berisha