Politike28 Korrik 2023, 15:06

Grupi i Bardhit kërkon në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Bardhit kërkon në gjykatë çregjistrimin e Lulzim

Grupimi i Gazment Bardhit ka kërkuar në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo lëvizje vjen një ditë para se PD-ja të mbajë nesër zgjedhjet për kreun e ri.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, u shpreh për mediat Bledjon Nallbati.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua mbledhja online e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në takimin që zgjati 1 orë ishin të pranishëm 245 anëtarë dhe u vendos të anuloheshin zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023 duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Gjithashtu u pranua dorëheqja e Lulzim Bashës e datës 21 Mars 2022 dhe po ashtu e Enkelejd Alibeajt më 17 Maj 2023.

bardhi gjykate kreu pd