
Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur lidhur me debatin me kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në seancën e fundit plenare.
Bardhi tha se në fillim komunikimi ishte normal, por më pas u tensionua pas deklaratës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Bardhi u shpreh se kur Nikolla lajmëroi se Basha ishte kryetar i PD, shtoi butonin për të folur. Mirëpo, në këtë moment Basha i tha Bardhit që të mos bëjë sherr.
“Më tha dil e fol si kryetar grupi”, tha Bardhi, fjali e cila e acaroi e më pas përshkallëzoi debatin mes tyre.
“Nuk ndihem krenar për debatin dhe pse në nisje komunikimi ishte normal. U përshëndetëm, ishte normal, më pas kreu një veprim që ishte hipokrit, i panevojshëm që solli atë veprim timin. Nuk jam krenar nuk duhet të ndodhë ky debat. Ai e di që kur unë vërej që dikush është i pavërtetë kam një reagim emocional. Ajo që ndodhi ishte se kur kryetarja po lexonte letrën të Bashës, nuk bëra komunikim thjesht shtypa butonin për të folur, ai më tha nuk ka nevojë që të bëjmë sherr, dil e fol si kryetar grupi. Ky është hipokrizi, se në letër tha se do ishte kryetar grupi”, përfundoi ai.
I pyetur se pse u nda nga Basha, Bardhi tha se nuk ka asgjë personale në këtë histori. Sipas tij ai ka mbajtur një qëndrim të vetin, ndërsa Basha një qëndrim tjetër. Bardhi shprehet se ishte një rrugë e gabuar dhe nuk ka shpifur ndaj tij.
Lini një Përgjigje