
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri konfirmoi sot heqjen e aksesit të Gazment Bardhit për të shkruar në grupin e Whatsapp ku janë të pranishëm deputetët.
Në një intervistë për News 24, ajo u shpreh se deputetët nuk mund të postojnë te grupi zyrtar i Whatsapp njoftime për takime nëpër ferma.
E pyetur se si i komentoni reagimet e Bardhit, Pampuri tha se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka ndërmarrë nisma në kundërshtim me linjën e partisë.
"Është e pranueshme që të ketë larmishmëri mendimesh brenda të djathtës, por nëse cënon partinë, do të ndihmonte drejt shtyrjes së një procesi jo normal. Nuk është normale që të ketë sjellje të tillë Bardhi. PD ka një status që e ka regjistruar në gjykatë, ka një urdhër të brendshëm dhe në bazë të tyre janë bërë këto zgjedhje. Ato do ti delegohen parlamentit që merr një vendim.
Nga grupet e whatsapp janë fshirë mesazhet e Bardhit dhe më pas janë hequr persona të tjerë. Është normale kjo?
PD ka rregulla dhe norma. Në grupet e whatsapp nuk mund të vijnë ftesa për në fermë, nuk mund të vijnë ftesa për takime që nuk janë pjesë zyrtare e PD. Administratori që administron grupin e whatsapp ka fshirë ftesën. As unë nuk kam pasur tagër të shkruaj në atë grup. Bardhi është deputet por nuk mund të bëjë lëvizje të tilla brenda partisë. Bardhi ka qenë administrator i grupit deri kur ishte sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i grupit. Tani i është hequr e drejta për shkruar diçka, pasi nuk është më në këtë detyrë", tha Pampuri.
Lini një Përgjigje