Politike13 Prill 2024, 11:20

Basha akuza Berishës dhe Ramës: SPAK po i bëhet presion për interesa të pista politike

Shkruar nga Pamfleti

Basha akuza Berishës dhe Ramës: SPAK po i bëhet presion për
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur lidhur me kërcënimet ndaj SPAK.

Gjatë një konference për mediat, ai akuzoi grupin e Rithemelimit dhe mazhorancën se sulmojnë sistemin e drejtësisë. Basha shprehet se të dyja palët synojnë pengimin e punës së institucionit, teksa shton se një numër i madh zyrtarësh janë nën arrest ose hetim për korrupsion. 

Kryetari i Partisë Demokratike thotë gjithashtu se qeveria është në panik nga SPAK.

“Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë dhe SPAK në veçanti, duke insinutar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.

Kjo e dyta është edhe më e rrezikshme. Kryhet njerëz që administrojnë pushtetin në Shqipëri. Duke përfshirë edhe pushtetin mediatik, që siç tregoi Freedom House. Prej kohësh qeveria ka paralajmëruar nevojën për struktura që do të mbikëqyrur SPAK. Kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga BKH. Dhe në të gjitha format përpiqen të pamundësojnë punën e kësaj strukture. Statistika zyrtare tregojnë se numri i denoncimeve ndaj korrupsionit ka rënë në zero, denoncimet shtetërore. Qeveria jo vetëm s’ka hedhur asnjë hap për të lehtësuar kapacitetet e SPAK dhe BKH, po kufizojnë resurset e kësaj strukture për të hetuar të korruptuarit.

Qeveria është në panik nga SPAK. Po bashkëpunon haptazi me kontingjentin e të korruptuarve, me kontingjentin e shpallur non-grata. Me një kundërofensivë që tashmë ka nisur. E vetmja forcë politike që qëndron në mbështetje pa kushte ndaj SPAK, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Buron nga një bindje e thellë se Shqipëria ka arritur në një pikë ku nuk mund të vazhdohet para pa çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë”, tha Basha.