Politike13 Prill 2024, 10:00

'Ka lëvizje nga SPAK”, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Saliu është arrestuar, Rama në panik për ministrat!

Shkruar nga Pamfleti
'Ka lëvizje nga SPAK”, Spartak Ngjela bën deklaratën e
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se pritet të ketë “goditje” nga ana e SPAK-ut drejt zyrtarëve të nivelit të lartë që janë përfshirë në afera korrupsioni.

Ngjela tha se në vijim edhe tre ose katër zyrtarë të lartë deri në nivelin e ministrave, mund të jenë subjekt i SPAK-ut për shkelje të kryera gjatë detyrës.

“Të dy palët janë trembur. Edhe Rama është trembur. Këto janë çështje penale që drejtohen nga stuktura të mëdha të anti-krimit, ndërkombëtarët. Unë shoh se ka lëvizje, Saliu është i arrestuar. Kam përshtypjen që do ketë edhe nja tre ose katër nga nivelet e larta, ministra. Rama është i paprekshëm se është kryeministër dhe ka mazhorancën. Kur kërcënon SPAK-un u thotë që kam mazhorancën. Kur strukturat juridike dalin shpesh dhe thonë do vazhdojmë, e kanë argument politik, jo juridik. Sepse vonesat krijojnë pikëpyetje dhe ata e ndërmarrin këtë hap për të thënë se ne jemi ata që kemi qenë dhe do vijojmë”– tha Ngjela.

Sa i takon deklaratës së bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani i cili u ankua se institucionet shtetërore nuk po denonconin rastet e korrupsionit, Ngjela tha se nuk i jep të drejtë pasi është prokuroria që duhet t’i gjurmojë këto raste.

“Mendoj se Dumani këtu nuk ka të drejtë. Kemi një institucion ligjor që është prokuroria edhe gjykatat që kanë eleminuar një numër shumë të madh punonjësish të tyre të cilët nuk kanë justifikuar dot pasurinë. Ata i kanë pushuar sepse kanë dyshime për korrupsion. Në Shqipëri, korrupsioni kishte marrë pushtetin. Nuk e ka lëshuar ende por nuk është aq i fortë sa ka qenë. Reforma në Drejtësi po e zbeh.”tha Ngjela në “Top Talk”.

 

spartak ngjela spak rama berisha