Politike12 Prill 2024, 21:24

"Nuk ke shpëtim”, Berisha paralajmëron Veliajn: Të është prerë bileta, zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ke shpëtim”, Berisha paralajmëron Veliajn: Të

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen duke e cilësuar si hajdut. Ai i tha Veliajt se nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës, sado që të puthë Ballën.

Berisha ka kërkuar zgjedhje të reja për Bashkinë, duke i cilësuar socialistët si hajna.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Hajna si këta nuk i ka toka! Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.

Ata të premten do të të presin biletën. Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.

Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë. Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.

Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

sali berisha