Politike 1 Qershor 2023, 22:17

Basha intensifikon takimet dhe vijon me sulmet ndaj Berishës: Hallet personale nuk mund të jenë pengesë për të ardhmen e PD

Shkruar nga Pamfleti

Basha intensifikon takimet dhe vijon me sulmet ndaj Berishës: Hallet

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka intensifikuar takimet me demokratët. Ai është ndalur sot pasdite në njësinë 4 në Tiranë, pas takimeve që pati në Vlorë paradite. Basha ka vijur me goditjet ndaj Berishës, duke i dërguar mesazh se dhe ai duhet të dorëhiqet. Basha shprehet se disfata ndodhi për faj të kreut të “Foltores”.

Është gjithmonë kënaqësi të bashkëbisedosh me miqtë dhe kontributorët e Partisë Demokratike të Degës 4 në Tiranë. Dëgjova me vëmendje çdo fjalë të tyre dhe ndava me ta vizionin tim për hapat e mëtejshëm që ne duhet të ndjekim për ta kthyer Partinë Demokratike në shpresën e shqiptarëve.

Kemi kaluar një kohë të vështirë. Brenda familjes sonë nisi një luftë për interesa personale që dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Kur gjërat shkojnë keq, sprova e një lidershipi të vërtetë është nëse sakrifikon të tjerët apo veten. Një lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për interesat e veta.

Unë vendosa të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte dhe t’i jepja shans një paqëtimi në rradhët tona, në të kundërt përfituesi i vetëm do të ishte kundërshtari ynë. Ajo që shpresova nuk ndodhi! Gjërat shkuan më keq. 14 maji është prova për këtë!

Partia Demokratike nuk mundet kurrë të fitojë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian. Tani ka ardhur koha t’i hapim sytë të gjithë, sepse hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

basha berisha