TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 20:33

Basha në krye të PD? Gështenja: Kemi nevojë për një figurë që i bashkon demokratët, jo dikë që përçan   

Shkruar nga Pamfleti

Basha në krye të PD? Gështenja: Kemi nevojë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha se është e nevojshme që në krye të Partisë Demokratike të vendoset një person që do jetë i aftë të bashkojë demokratët.

I pyetur nëse ky person mund të ishte Lulzim Basha, Gështenja tha se Basha dha dorëheqjen që të mos thellohej përçarja në PD, por përçarja u thellua më tepër duke lënë të nënkuptohet se rikthimi i Bashës nuk është zgjidhje.

Nuk e di qëllimin dhe lëvizjen e zotit Basha. Nuk e kam informacionin se cila është qëllimi i lëvizjes së tij. Ajo që unë do them është se nuk dua të futem në emra, por dua të them se Partisë Demokratike i duhet një njeri, një menaxher që të bashkojë demokratët.

Unë di që zoti Basha dha dorëheqjen që të mos thellohet çarja në Partinë Demokratike dhe që të bashkohen demokratët. Unë nuk e di që sot demokratët të jenë të bashkuar. Nuk e di qëllimin e lëvizjes, por di të them se kërkohet një lider i ri, që t’i bashkojë demokratët, jo t’i ndajë”, tha Lefter Gështenja për i Euronews Albania.

gështenja basha kreu pd

Lini një Përgjigje