TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2025, 16:11

“Bashkë kundër Ramës”, Këlliçi u shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt dhe Lapajt

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkë kundër Ramës”, Këlliçi u shtrin

Këlliçi paralajmëroi se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori.

Këlliçi paralajmëroi se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare.

Po ashtu ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama.

“Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.

Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar.

Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai në News24.

 

 

1 Komente

  1. R
    Roku

    Po ik e kelliço, foli edhe asaj vajzes se Shokut te Rames (shkrelit), bile edhe vellai tend qe bo biznes me Ramen..Kelliço je i perlym.. Me ca si ty nuk fiton opozita..

    Lini një Përgjigje