
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si po trajtojet diaspora nga qeveria.
Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë Rama për trajtim të paqëndrueshëm dhe thellësisht të politizuar të diasporës.
Ajo theksoi se çdo mandat ka prodhuar një strukturë të re, një institucion të shpërbërë, pa asnjë projekt afatgjatë për përfaqësimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Sipas Zhupës, institucionet e diasporës janë përdorur për qëllime elektorale, teksa theskoi se ambasadorët, shpesh ish-deputetë apo ish-kryebashkiakë, kanë marrë role që siç u shpreh ajo “as ChatGPT nuk i gjen dot”.
“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
Në 2013-2017 u shpërbë Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme dhe u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës nën varësinë e kryeministrit dhe më pas u shkri. U krijua ministi i shtetit për dipasorën dhe u shkri. U rikthye në varësinë e minstrisë një drejtori. Sa herë ka ndryshuar mandati, nuk e keni kuptuar se çfarë do të ndodhë më disporën, por edhe se ku do të drejtohet dispora për çështje juridike dhe politike. Imagjinoni një përfaqësues të diasporës në botë se çfarë vështirësie do të ketë. As chat GPT nuk e gjen dot.
Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht të parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish-deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa në komision.
Lini një Përgjigje