
Një sherr masiv ka ndodhur mes të pranishmëve në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush janë personat e përfshirë. Ka dyshime se në sherr janë përfshirë mbështetës të kandidatëve për deputet të listës së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’. Sherri ka ndodhur në një kohë kur Berisha po mbante fjalimin dhe paralajmëronte bandat e Elbasanit se do të trajtoheshin si terroristë, nëse preknin votat e qytetarëve.
Ende nuk ka një reagim qoftë nga PD ashtu edhe nga Policia e Shtetit lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.
Lini një Përgjigje