
Demokratja Adriana Kalaja e ftuar në podcastin “TëPashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, foli sa i takon krimeve zgjedhore dhe denoncimeve të bëra për raste konkrete gjatë fushatës elektorale.
Kalaja tha se PD-ja po i dokumenton të gjitha rastet dhe se do t’i paraqesë ato në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
“Ne të gjitha këto denoncime do t’i dokumentojmë për të dërguar para ligjit çdokënd që mendon se mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e një qytetari. Denoncimet ë ne kemi brë dhe do të bëjmë, janë denoncime që janë pranuar së fundmi nga raporti i OSBE ODHIR. Përdorimi i administratës në këtë fushatë... Ne do ti denoncojmë, do ti çojmë dhe në SPAK grupet kriminale që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve dhe për veç kësaj ata do të shpallen dhe grupe terroriste”, tha Kalaja.
Lini një Përgjigje