Politike27 Prill 2023, 21:26

Belind Këlliçi e ftoi në debat, spërdridhet Veliaj: Të vijë vetë Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi e ftoi në debat, spërdridhet Veliaj:

Kandidati i PS, Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi.

Ky i fundit deklaroi javën e shkuar në emisionin “Opinion” se është i gatshëm që të përballej në debat me Veliajn. Por kandidati i PS është spërdredhur duke thënë se nuk mund të debatojë me një kandidat që vjen nga një koalicion që nuk ka emër dhe “fytyrë” pasi Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

Veliaj tha se është i gatshëm që të bëj debat me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Unë nuk kam asnjë frikë dt dalë në debat me askënd edhe me ata që janë drejtues të koalicionit, Berishën dhe Metën. Në fazën që Berisha ka ikur nga fushata e Tiranës edhe Meta ka ikur, unë nuk bëj dot debat. Nuk kam hezituar asnëj debat. Nuk është fare frikë. Kjo fushatë është një make up për Berishën. Populli më pro amerikan ka një non grata. Përsa kohë që ne kemi një raport me SHBA dhe përsa kohë që Berisha ka një vulë që flliq dhe forcën që përfaqëson. Ne sot kemi një koalicion pa emër e dhe pa fytyrë, tani unë të bëj një debat me gjuhën e shenjave. Debati me gishta nuk bëj dot që nuk nxjerrin as fytyrën. Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat”,tha Veliaj.

kellici veliaj berisha