Politike11 Dhjetor 2023, 21:36

Belind Këlliçi: SPAK hoqi emrin e Veliajt nga dosja për inceneratorin e Tiranës, mungojnë prova dhe dokumente

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi: SPAK hoqi emrin e Veliajt nga dosja për

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se emri i Erion Veliajt është hequr nga dosja e SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës. Sipas tij, emri i Veliajt përmendej 3 herë në kërkesën që SPAK i çoi Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe se janë hequr shkresa dhe prova që ishin pjesë e relacionit të 5 muajve më parë.

Në 109 faqe të vendimit të javës së kaluar të datës 7 dhjetor për zbatimin  e masave të ndalimit për arrestimin e 15 anëtarëve, aty nuk përmendet anjëherë emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kur ndërkohë në relacionin e kërsesës për dhënien e lejes për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe heqjen e imunitetit të firmosur nga Altin Dumani, në 7 korrik të këtij viti, të paktën aty përmendej 3 herë emri i kryetarit të bashkisë. Pëmenden prova dhe fakte, komunikime elektronike të gjendura mes shtetasit Taulant Tusha dhe Klodian Zotos, të cilat çuditërisht i ka harruar t’i përmendë në dosje dhe në vendim prokurori i çështjes. Pra kur ngrehet akuza për Taulant Tushën nuk përmenden provat që janë gjetur pesë muaj më parë dhe janë hequr prova dhe shkresa që kanë qenë pjesë e relacionit të muajit korrik të këtij viti.

Janë komunikimet e Erion Veliaj si kryetar bashkie me Ministrinë e Financave, me ministrin Shkëlqim Cani, ku ai e refuzon në mënyrë të përsëritur kërkesën e Erion Veliajt për të financuar projektin e inceneratorit të Tiranës dhe më pas kur Shkëlqim Cani refuzohet nga Arben Ahmetaj, ky i fundit është edhe më i ashpër me Erion Veliajn, duke i refuzuar 4 herë kërkesën për të financuar me paratë e buxhetit të shtetit këtë projekt, të gjitha këto shkresa janë zhdukur nga dosja e muajit korrik.

Aktualisht që ne flasim çështja vijon të jetë e hapur. SPAK, në mëmyrë të qëllimtë ka hequr provat. Kanë harruar të arrestojnë ndonjë pastruese që ka parë Veliajn të hyjë e të dalë nga bashkia dhe ndonjë punëtor me lopatë të landfilli i Sharrës. Kjo që ka ndodhur deri tani, me këtë standard, është i pahasur në këto 3 dekada në drejtësinë shqiptare, edhe në ditën e saj më të zezë.

Ka një vendmmarrje të qartë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, që ky njofton Ministrinë e Mjedisit në vitin 2015 që së bashku me Koorporatën Financiare Ndërkombëtare kanë përfunduar projektin dhe studimin e fizibilitetit për të ndryshuar strategjinë, për të kaluar nga depozitimi, kapsulimi dhe grumbullimi, në incenerim. Ky është vullnet politik. Për inceneratorin e Tiranës këtë vendim e ka marrë Erion Veliaj. Për ndryshimin e strategjisë kombëtare në vitin 2014 kur u shpall emergjenca kombëtare, këtë vendim e ka marrë kryeministri Edi Rama. Më pas vendimi për të kaluar në një PPP 30-vjeçare, vendimi ka qenë po I Erion Veliajt. Në momentin e 3-të vijmë te shkresa e Erion veliajt në mars 2017, ku Erion Veliaj me firmën e tij, e fut në një angazhim financiar kryeqytetin për 30 vite. Kjo shkresë është kthim përgjigje për z. Alqi Bllako, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ku I shprehet se bashkia Tiranë shprehet parimisht dakord për studimin e fizibilitetit. Kjo shoqërohet me një tabelë financiare që për 30 vitet e ardhshme e detyron bashkinë e Tiranës që të paguajë 91 milionë euro, kur, ndërkohë, ligji për qeverisjen vendore, I kërkon çdo bashkie që çdo angazhim financiar ta marrë në zbatim te vendimit të këshillit bashkiak. Në këtë moment ne ende nuk kishim bërë marrëzinë e djegies së mandateve dhe të bojkotimit të zgjedhjeve lokale. Veliaj nuk i ka patur numrat për ta kaluar në këshill bashkiak, ndaj I ka dalë zot vetë dhe ka firmosur vetë”, u shpreh Këlliçi.