Politike11 Dhjetor 2023, 20:31

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del sërish në skenë, Bardhi bojkoton të dyja aktivitetet (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Partia Demokratike e ka festuar e ndarë këtë 33-vjetor të themelimit të saj. Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve ndërkohë që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë ka festuar në një hotel në Tiranë.

Në ceremoninë e organizuar nga Basha vihet re një pjesëmarrje masive, ndërsa në atë të organizuar nga Berisha vërehet pjesëmarrje më e ulët.

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Siç shihet nga këto pamje, mes të pranishmëve në krah të Berishës janë: e bija Argita, Neritan Ceka, Arben Imami, Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, etj.

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Berisha-Basha festojnë të ndarë themelimin e PD/ Argita del

Bashkë me besnikët e tij të përhershëm, Berishën sot e shoqëron edhe e bija, e cila u shfaq zyrtarisht në skenën politike në Kuvendin e Partisë Demokratikë, në 2 dhjetor, e cila mbajti një fjalim dhe ra në sy të mediave dhe jo vetëm.

Duket se ky është një paralajmërim që Argita shumë shpejt do të bëhet pjesë e politikës edhe pse gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se Malltezi mbajti fjalim si shumë të tjerë aty, pasi sipas tij, ajo është një aktiviste e PD-së që në ditët e para të themelimit të kësaj force politike.

Ndërkohë, Berisha u braktis edhe nga Gazment Bardhi e deputetët e grupit të tij. Ata nuk u panë në asnjë aktivitet.

berisha bardhi basha