TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 21:50

"Bën fushatë nga burgu", Flamur Noka: Safet Bajri po kërkon vota për PS

Shkruar nga Pamfleti

"Bën fushatë nga burgu", Flamur Noka: Safet Bajri po

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për bandat në vend dhe lidhjet me politikën. Ai u shpreh se të gjithë që do të guxojnë të blejnë votën, do t’i shohim pas hekurave.

“Sigurinë ta japin njerëzit sot. Mos kujtoni se sigurinë ta jep Sueli, Bajrat apo Troplinët. Ata janë minj që e ndjejnë tërmetin të parët. Të gjithë do të kenë një fund. Do t’i shohësh të gjithë pas hekurave. Ne nuk bëjmë kurrë negociata me ta. Me këtë kategori ne nuk kemi kurrë paqe. Ata i pret fundi prapa hekurave. I bëj thirrje që të kenë kujdes dhe të mos luajnë me votën. Opozita sot dhe qeveria nesër do t’i ndjekë deri në skutat më të errëta”, tha Noka për "A2 CNN".

I pyetur nëse ka prova për këto akuza, Noka u shpreh se: “Safet Bajri duhet të ishte sot në burgjet e sigurisë së lartë këtu. Është çuar në Shkodër, dhe aktualisht drejton burgun dhe njëkohësisht drejton edhe Shkodrën”.

 

Lini një Përgjigje