Politike23 Maj 2024, 21:14

Berisha akuza Dumanit: Mban të fshehtë terroristin që sulmoi me breshëri "TCH" dhe vrau rojën e pafajshme

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Dumanit: Mban të fshehtë terroristin që sulmoi me

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me sulmin me armë ndaj "TCH" dhe vrasjes së rojës.

Ai ka akuzuar kreun e SPAK Altin Dumani se mban të fshehtë dhe mbron terroristin që qëlloi me breshëri ndaj televizionit.

“Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve.

Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij.

Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty?

Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist.

Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti?

Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë?

Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës.

Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij.

Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite.

Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë.

Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia.

Nga Kushtetuta dhe e drejta”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.